Bota

Escobar pas takimit me Kurtin: Na siguruan! Nuk duan përshkallëzim të situatës më 1 shtator

Në dalje të takimit, Escobar u ndal në një prononcim për mediat ku u shpreh se krerët e institucioneve e kishin siguruar se nuk do të kishte një përshkallëzim të situatës më 1 shtator, ditën nuk nis zbatimi i masës së reciprocitetit.

24 Gusht 2022, 17:10 Nga e.k
Escobar pas takimit me Kurtin: Na siguruan! Nuk duan përshkallëzim
Escobar duke folur për mediat

KOSOVË- Ka përfunduar takimi i të dërguarit të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. 

Në dalje të takimit, Escobar u ndal në një prononcim për mediat ku u shpreh se krerët e institucioneve e kishin siguruar se nuk do të kishte një përshkallëzim të situatës më 1 shtator, ditën kur nis zbatimi i masës së reciprocitetit.

“Ata na siguruan se nuk duan asnjë përshkallëzim, nuk duan dhunë në 1 shtator. Pra, tani jemi këtu sot për t’u siguruar që të gjitha ato dëshira të mira dhe gjithë ai optimizëm të përkthehen në të mirë të vendit”, tha Escobar.

Escobar shoqërohej në takim edhe nga Miroslav Lajçak, i dërguari i BE-së për çështjet e Ballkanit Perëndimor. Në takim ishte dhe ministri i Brendshëm dhe KJomandanti i KDFOR-it.

escobar dhe lajcak ne kosove

Sondazh

Poll