Bota

Do rimarrim Donbasin dhe Krimenë, pa kompromise, thotë Zelensky

Ukraina shënon ditën e sotme 31-vjetorin e saj që kur vendi u çlirua nga Bashkimi Sovjetik. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është zotuar të çlirojë të gjitha territoret e Ukrainës që janë të pushtuara nga Rusia pa asnjë lëshim apo kompromis.

24 Gusht 2022, 10:00 Nga s.s
Do rimarrim Donbasin dhe Krimenë, pa kompromise, thotë Zelensky
Zelensky

UKRAINË- Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në muajin e gjashtë. Ukraina shënon ditën e sotme 31-vjetorin e saj që kur vendi u çlirua nga Bashkimi Sovjetik. Së fundmi, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është zotuar të çlirojë të gjitha territoret e Ukrainës që janë të pushtuara nga Rusia pa asnjë lëshim apo kompromis.

Në mbajtjen e një fjalimi ai tha: “Nuk na intereson çfarë ushtrie keni, neve na intereson vetëm toka jonë. Ne do të luftojmë për të deri në fund”, raporton CNN.

Zelensky u shpreh se ata do të rimarrin rajonin lindor të Donbasit dhe Krimenë e pushtuar nga Rusia, sado e vështirë të jetë rruga. “Për ne, Ukraina është e gjithë Ukraina. Të 25 rajonet, pa asnjë lëshim apo kompromis”, tha ai.

Ky fjalim vjen pasi Zelensky u tha përfaqësuesve të rreth 60 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare në një samit virtual për Krimenë, se Ukraina do të dëbonte forcat ruse nga gadishulli me çdo mjet të nevojshëm.

zelensky lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll