Art&Argëtim

FOTO/ Shtatzënë?! Rina Balaj i bën lëmsh të gjithë me postimin e saj të fundit

Pas postimit të një fotoje në Instagram, një ndjekës i ka thënë këngëtares Rina Balaj se kur një mace prek belin, tregon se personi të cilit po ia prek belin është shtatzënë.

24 Gusht 2022, 11:31 Nga s.s
FOTO/ Shtatzënë?! Rina Balaj i bën lëmsh të gjithë
Rina Balaj

TIRANË- Rina Balaj është një ndër këngëtaret më të preferuara në Shqipëri. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale duke postuar nga përditshmëria e saj dhe jeta profesionale. Së fundmi, me foton e postuar ajo ka konfuzuar të gjithë njerëzit.

Ajo ka publikuar në Instastory një foto ku një kotele ka vendosur putrën në belin e saj. Një ndër ndjekësit i ka dërguar një mesazh duke i shpjeguar një bestytni, sipas të cilës kur një mace bën këtë veprim, tregon se personi të cilit po ia prek belin është shtatzënë.

FOTO/ Shtatzënë?! Rina Balaj i bën lëmsh të gjithë
Postimi i Rina Balaj

Pas këtij mesazhi, ajo ka publikuar mesazhin e ndjekësit të saj në Instastory dhe ka kërkuar ndihmë që të dijë nëse kjo gjë është e vërtetë ose jo.

“Ndihmë! A është kjo e vërtetë?”, ka shkruar Rina.

rina balaj shtatzene

Sondazh

Poll