Aktualitet

Shpërthim me tritol në një banesë në Tiranë, Policia: Dëmtohen xhamat e biznesit

Shpërthim me tritol pranë banesës së një 60-vjeçari në Tiranë.

24 Gusht 2022, 07:59 Nga A.B
Shpërthim me tritol në një banesë në Tiranë,
Policia

TIRANË- Pas denoncimit të qytetarëve (lexo këtu) policia e kryeqytetit ka konfirmuar shpërthimin me tritol që ndodhi në orët e para të mëngjesit në një banesë. Sipas forcave blu, ngjarja ka ndodhur në rrugën 'Siri Kodra', afër një banese dy katëshe. Për pasojë, nga shpërthimi i fuqishëm janë dëmtuar xhamat e katit të parë, i cili funksiononte si biznes. E gjithë banesa është në pronësi të 60-vjeçarit me inicialet R.P. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për të bërë zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 24.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën "Siri Kodra", afër një banese dy katëshe në pronësi të shtetasit R. P., 60 vjeç, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë, që ndodhet poshtë banesës. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

tritol ne tirane tirane

Sondazh

Poll