Aktualitet

Rritja e çmimit të naftës, Tomorri: Bordi bën kallami, po iki ta mbush makinën se shenjat s'duken të mira

Bordi i Transparencës në mbledhjen e fundit të tij ka vendosur të rrisë sërish çmimin e naftës dhe benzines. Nafta në treg të shitet me 239 lekë, nga 227 lekë që ishte më parë.

24 Gusht 2022, 07:46 Nga A.B
Rritja e çmimit të naftës, Tomorri: Bordi bën kallami, po
Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka ironizuar rritjen e çmimit të naftës. Përmes një postimi të bërë në rrjetet e tij sociale, Tomorri thotë se bordi mund të mblidhet sërish e mund të bëjë ndonjë rritje tjetër. Për mbledhjen e ardhshme, Tomorri thotë se 'shkopi' mund të jetë dhe më i rëndë. 

POSTIMI:

Pa ka prape shume shkrime lart e poshte qe te mblidhet bordi se ka rene cmimi ne burse. Sa here qe shperthejne keto shkrimet keshtu, mblidhet bordi dhe kercet kallami. Ben vaki dhe nuk mblidhet. Por une po iki ta mbush makinen per vete se shenjat nuk duken te mira. Dhe me gjasa do jete shkop i rende kete radhe.

Bordi i Transparencës në mbledhjen e fundit të tij ka vendosur të rrisë sërish çmimin e naftës dhe benzines. Nafta në treg të shitet me 239 lekë, nga 227 lekë që ishte më parë. Rritje ka pësuar çmimi i benzinës, nga 201 lekë do të shitet me 205 lekë. Ndërkohë çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar, do vijojë të tregtohet me 78 lekë ashtu si një javë më parë.

klodian tomorri

Sondazh

Poll