Bota

Përleshje me armë zjarri mes dy grupeve në Kosovë, 5 persona përfundojnë në spital

Mësohet se gjatë konfliktit janë përdorur edhe armë zjarri, por nuk dihet nëse ka të plagosur nga të shtënat apo jo.

23 Gusht 2022, 15:22 Nga F.M
Përleshje me armë zjarri mes dy grupeve në Kosovë, 5 persona
Policia e Kosoves

KOSOVË- Dy persona janë arrestuar në Kosovë, pasi janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm me dy burra dhe një grua. Ngjarja ka ndodhur këtë paradite.

Të dy grupet kanë përfunduar në spital si pasojë e përleshjes. Mësohet se gjatë konfliktit janë përdorur edhe armë zjarri, por nuk dihet nëse ka të plagosur nga të shtënat apo jo.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me karikator dhe 6 fishekë.

policia e kosoves

Sondazh

Poll