Aktualitet

I dënuar për tentativë vrasjeje, i burgosuri në Drenovë tenton t'i japë fund jetës

Pas nxjerrjes nga dhoma e izolimit, Jupi është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore.

23 Gusht 2022, 17:30 Nga F.M
I dënuar për tentativë vrasjeje, i burgosuri në Drenovë
Foto Ilustruese

DRENOVË- Ymer Jupi, një i burgosur në Drenovë ka tentuar t'i japë fund jetës ditën e sotme. 40-vjeçari është pikasur nga një efektiv policie që e ka shpëtuar atë. Jupi ishte mbyllur në dhomën e izolimit ku çarçafin e kishte lidhur e bërë litar për tu vetëvarur.

Pas nxjerrjes nga dhoma e izolimit, Jupi është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore. Ai dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ai është dënuar për veprën penale të “vrasje e mbetur në tentativë”.

Më herët ka qenë i dënuar edhe për trafik të lëndëve narkotike. Nuk dihen shkaqet që e kanë bërë 40-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt ekstrem.

ymer jupi burgu i drenoves

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Gusht 2022, 15:44 F.M

Mbytet në Spille 30-vjeçari (EMRI)

Foto Ilustruese KAVAJË- Një 30-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur duke u larë në plazhin e Spillesë. 3...