Aktualitet

Abuzimi me pularinë/ Vetëdorëzohet në polici drejtori i AKU në Shkodër, ende në kërkim Inspektori i Mjedisit

Në kërkim vijon të mbetet Inspektori i Mjedisit po në Shkodër.

23 Gusht 2022, 16:13 Nga F.M
Abuzimi me pularinë/ Vetëdorëzohet në polici drejtori i AKU
Foto Ilustruese

SHKODËR- Drejtori i Agjencisë së Ushqimit në Shkodër Gjekë Sokoli i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre, është vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës. Gjekë Sokoli dhe Inspektori i Mjedisit akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ata dyshohet se kishin favorizuar një biznes pularie të vijonte punën e palicencuar duke prodhuar dhe shitur vezë me emërtime të markave të tjera dhe të pakontrolluara.

Në lidhje me ngjarjen u vu në pranga nga policia e Shkodrës 55-vjeçari Viktor Gjini, pronari i pularisë së paregjistruar në organet tatimore. Në kërkim vijon të mbetet Inspektori i Mjedisit po në Shkodër.

Po ashtu, policia procedoi në gjendje të lirë edhe dy persona të tjerë të cilët ushtronin aktivitete përkatëse në fushën e hotelerisë në Shkodër, të paregjistruar në organet tatimore.

 

gjeke sokoli viktor gjini

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Gusht 2022, 15:44 F.M

Mbytet në Spille 30-vjeçari (EMRI)

Foto Ilustruese KAVAJË- Një 30-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur duke u larë në plazhin e Spillesë. 3...