Niset kontigjenti i 2-të me mision pranë KFOR-it në Kosovë, Peleshi: Moment i veçantë
Niko Peleshi TIRANË- Kontigjenti i 2-të me 30 efektivë nga Forca Tokësore, efektivë të Batalionit Komando, nga Regjiment...
Kështu nga sot nafta në treg të shitet me 239 lekë, nga 221 lekë që ishte më parë. Po ashtu rritje ka pësuar çmimi i benzinës, nga 202 lekë do të shitet me 205 lekë. Ndërkohë çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar.
TIRANË- Bordi i Transparencës në mbledhjen e fundit të tij ka vendosur të rrisë sërish çmimin e naftës dhe benzines. Kështu nga sot nafta në treg të shitet me 239 lekë, nga 227 lekë që ishte më parë.
Po ashtu rritje ka pësuar çmimi i benzinës, nga 201 lekë do të shitet me 205 lekë. Ndërkohë çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar, do vijojë të tregtohet me 78 lekë ashtu si një javë më parë.
NJOFTIMI I BORDIT TË TRANSPARENCËS
Bordi i Transparencës në datë 23 Gusht 2022, bazuar metodologjisë së përcaktuar në Aktin Normativ nr. 8, datë 25.03.2022, çmimet shumicë & pakicë rezultojnë si vijojnë
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 239 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 227 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 205 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 23 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi sqaron opinionin publik se zbaton me kujdesin e duhur aktin normativ në fuqi, duke synuar mbrojtjen e konsumatorëve në këto kushte të krizës botërore dhe paqëndrueshmërisë së çmimeve të nënprodukteve të naftës.
Në këtë kuadër Bordi thekson se:
Në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është rritur 919 ( + 16 nga ai i dates 16.08.2022) $/ Ton, dhe çmimi i Gazoilit/Diesel është rritur 1108 (+ 86 nga data 16.08.2022) $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pesuar rritje 117.62 ( +1.62 nga data 16.08.2022) . Kursi i këmbimit të doganës 114.46. Për gazin e lëngshëm, referuar të dhënave të faturës tregtare (Commercial Invoice) të shitjes së produktit, nuk kemi ndryshim të cmimit nga ai i mbledhjes date 17.08.2022.
Nga Vendimi i fundit i Bordit, datës 17.8.2022, i cili i referohet të dhënave zyrtare të agjencisë ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD të datës 16.8.2022, lëvizja e çmimeve ka qënë si vijon:
Datë 17.08.2022: Benzina 10 ppm -3 USD/ton; Gazoili 10ppm +26 USD/ton
Datë 18.08.2022: Benzina 10 ppm + 26 USD/ton; Gazoili 10ppm + 58 USD/ton
Datë 19.08.2022: Benzina 10 ppm + 30 USD/ton; Gazoili 10ppm + 74 USD/ton
Datë 22.08.2022: Benzina 10 ppm + 2 USD/ton; Gazoili 10ppm +86 USD/ton
Kursi i këmbimit LEK/USD, i cili impakton gjithashtu çmimin përfundimtar të karburanteve, është rritur me +1,62 lekë, krahasuar me kursin zyrtar të përdorur në mbledhjen e fundit të Bordit.
Pra, pavarësisht se çmimet në bursë kanë pasur tendencë rritje, në javën e fundit, Bordi nuk ka marrë Vendim të menjëhershëm për rritjen e çmimit të nënprodukteve.
Niko Peleshi TIRANË- Kontigjenti i 2-të me 30 efektivë nga Forca Tokësore, efektivë të Batalionit Komando, nga Regjiment...
Foto Ilustruese SHKODËR- Drejtori i Agjencisë së Ushqimit në Shkodër Gjekë Sokoli i shpallur në kërkim për shp...
Pamje nga zjarri VLORË- Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e Parkut Kombëtar të Llogarasë mbi fshatin Palas&...
Tërmet TIRANË- Një lëkundje me magnitudë 3.8 gradë të shkallës rihte ka tronditur vendin pak minuta më par&eu...
Foto Ilustruese KAVAJË- Një 30-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur duke u larë në plazhin e Spillesë. 3...
Svetlana Timofeeva TIRANË- Teksa në gjykatën e Elbasanit pritet që të mërkurën ose të enjten të mbahen m...
Prokuroria Elbasan ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrest me burg për tre turistët rusë të arrestuar pasditën e 20...
Policia (foto ilustruese) BILISHT- 27-vjeçarja Dezi Arapi është vënë në pranga, ndërsa e motra, Xhesika Arapi, 23 vje&...
Pamje nga aksioni i policisë TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës ka zhvilluar një aksion në Tiranë. Mësohet se 25 drejtue...
Pamje nga aksioni i policisë VLORË- Një 18-vjeçar i identifikuar me inicialet A.K është gjobitur nga Policia Kufitare e Vl...