Aktualitet

VD-Policia e shpalli në kërkim, drejtori i AKU-së jep deklaratë për mediat: Jam në zyrë, s'kam lidhje me NIPT-in

Sokoli tha se është paraqitur vetë në polici dhe ka dhënë çdo deklarim për shpërdorimin e detyrës duke favorizuar një pulari që nuk kishte NIPT.

23 Gusht 2022, 17:28 Nga F.M

VD-Policia e shpalli në kërkim, drejtori i AKU-së jep

SHKODËR- Drejtori i AKU-së në Shkodër, Gjergj Sokoli ka dalë në një deklaratë për mediat nga zyra e tij, ndërkohë që policia e kishte shpallur në kërkim. Ai dëgjohet të thotë se nuk e ka shkelur asnjëherë ligjin, qoftë si drejtor apo qytetar. Përsa i përket akuzave që rëndojnë mbi të, Sokoli tha se është paraqitur vetë në polici dhe ka dhënë çdo deklarim për shpërdorimin e detyrës duke favorizuar një pulari që nuk kishte NIPT. Ai thotë se nuk është në juridiksionin e AKU-së të kontrollojë këtë gjë.

“Në orët e drekës të ditës së sotme u informova se unë Gjergj Sokoli jam në kërkim nga policia e Shkodrës. Aktualisht ndodhem në krye të detyrës në zyrën time. Doja të sqaroja të gjithë qytetarët se unë jam paraqitur vetë në polici dhe kam dhënë të gjitha deklarimet e nevojshme. Jo si drejtor i AKU-së, porn ë çdo pozicion që kam qenë, nuk kam shkelur asnjëherë ligjin. Ne e kemi monitoruar subjektin në fjalë gjatë periudhës së gripit të shpendëve dhe rezultoi se nuk kishte asnjë të tillë. Pjsa tjetër, e regjistrimit apo e NIPT-it nuk është në juridiksionin e AKU-së,”- thotë Sokoli.

Gjekë Sokoli dhe Inspektori i Mjedisit akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ata dyshohet se kishin favorizuar një biznes pularie të vijonte punën e palicencuar duke prodhuar dhe shitur vezë me emërtime të markave të tjera dhe të pakontrolluara. Në lidhje me ngjarjen u vu në pranga nga policia e Shkodrës 55-vjeçari Viktor Gjini, pronari i pularisë së paregjistruar në organet tatimore. Në kërkim vijon të mbetet Inspektori i Mjedisit po në Shkodër.

gjergj sokoli

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Gusht 2022, 15:44 F.M

Mbytet në Spille 30-vjeçari (EMRI)

Foto Ilustruese KAVAJË- Një 30-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur duke u larë në plazhin e Spillesë. 3...