Aktualitet

Akuzohen për spiunazh, zbulohet vendi ku qëndruan në Gramsh për tri ditë dy rusët dhe ukrainasi

Ata kanë fjetur dhe kanë qëndruar në kodër lart uzinës së Çekinit, ku ndodhet një ish-repart ushtarak i braktisur, i cili më parë ka qenë kundërajrori për mbrojtjen e uzinës.

23 Gusht 2022, 07:39 Nga A.B
Akuzohen për spiunazh, zbulohet vendi ku qëndruan në Gramsh
Ruset

TIRANË- Mbërritja e shtetasve rusë dhe ukrainas në Shqipëri ka alarmuar autoritetet vendase për shkak se dyshohet se janë 'spiunë'. Tashmë është mësuar se ku kanë qëndruar dy rusët dhe shtetasi ukrainas në Gramsh, në kohën që thuhej se ishin duke studiuar zonën përreth uzinës. Ata kanë fjetur dhe kanë qëndruar në kodër lart uzinës së Çekinit, ku ndodhet një ish-repart ushtarak i braktisur, i cili më parë ka qenë kundërajrori për mbrojtjen e uzinës.

Tre personat e akuzuar për spiunazh kanë qëndruar dhe fjetur në këtë ish-repart ushtarak të braktisur që nuk ka më asnjë funksion tre net. Ky vendqëndrim i tyre përforcon dyshimet se kanë vëzhguar me detaje uzinën e Çekinit gjatë këtyre tre ditëve dhe kanë qëndruar pranë saj në një vend ku nuk ishin të ekspozuar dhe kishin mundësi të afroheshin te uzina e Çekinit.

Të mërkurën ose të enjten, tre të arrestuarit do të dalin para gjykatës. Ata po hetohen me akuzën spiunazhit dhe po mbahen në drejtorinë e policisë së Elbasanit ku janë marrë në pyetje nga prokurorët. Ndërkohë, gjykata u ka caktuar edhe avokatë.

Çfarë ndodhi më 20 gusht?

Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi me pasaportë ruse Fiodor Mihailoviç, 25 vjec.

ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll