Aktualitet

Plagosje me armë pranë autostradës në Laç, 1 i lënduar, shoqërohen disa persona në polici

E gjithë ngjarja ka ndodhur ditën e sotme pranë autostradës në Laç.

23 Gusht 2022, 07:53 Nga A.B
Plagosje me armë pranë autostradës në Laç, 1 i
Policia

LAÇ- Plagosje me armë zjarri në Laç. Besim Zeneli ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. E gjithë ngjarja ka ndodhur ditën e sotme pranë autostradës. Policia ka shoqëruar në polici disa persona që mund të kenë dijeni për këtë sulm që iu bë Zenelit. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë kujdesin e duhur shëndetësor. Nuk dihet nëse është në rrezik për jetën apo jo. 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërkohë që ka nisur punën për të identifikuar autorin/ët.

plagosje ne lac besim zeneli

Sondazh

Poll