Aktualitet

Bllokohen 6 turistë në Kanionin e Langaricës, shirat s'i lënë të dalin nga uji

Ata kanë humbur orientimin dhe kanë mbetur të izoluar në vendin e quajtur “Gropa e Priftit”.

22 Gusht 2022, 17:53 Nga F.M
Bllokohen 6 turistë në Kanionin e Langaricës, shirat s'i
Kanioni i Langaricës

PËRMET- Gjashtë turistë janë bllokuar në Kanionin e Langaricës. Mësohet se turistët janë bllokuar në ujë si pasojë e reshjeve të dendura. Ata kanë qenë duke u larë në momentin që ka filluar shiu dhe nuk kanë mundur që të dalin dot nga uji. Ata kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet vendase. 

Ata kanë humbur orientimin dhe kanë mbetur të izoluar në vendin e quajtur “Gropa e Priftit”.

Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar për kërkimin dhe shpëtimin e tyre një grup i shërbimit zjarrfikës të bashkisë dhe grupi gatshëm i policisë.

policia e permetit

Sondazh

Poll