Bota

Ra në kontakt me energjinë elektrike, vdes 7-vjeçari në Gjakovë

Vdekjen e të miturit e kanë konstatuar mjekët në spitalin rajonal të Gjakovës.

22 Gusht 2022, 08:30 Nga A.B
Ra në kontakt me energjinë elektrike, vdes 7-vjeçari në
Ambulance

KOSOVË- Një djalë 7-vjeçar ka ndërruat jetë mbrëmjen e djeshme si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike në shtëpinë e tij. Vdekjen e të miturit e kanë konstatuar mjekët në spitalin rajonal të Gjakovës.

Zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj ka treguar se i mituri ra në kontakt me energjinë dje rreth orës 19:20.

“Mrëmë rreth orës 19:20 është pranu informacioni nga Spitali Rajonal i Gjakovës se viktima i gjinisë mashkull i lindur në vitin 2015 kishte pasur kontakt me energji elektrike…Më pas nga spitali është marrë informata që fëmija ka vdekur dhe trupi i tij është dërguar për obduksion në IML”, tha Elezaj për Gazetën Express.

Rasti në polici është hapur si “hetim i vdekjes”, tha më tej ai.

 

vdes 7-vjecari ne kosove kosove

Sondazh

Poll