Bota

FOTO/ Scholz po mbante fjalim, dy gra shfaqen topples, kancelari qesh

Disa protestues të shfaqur topless kanë ndërprerë fjalimin e kancelarit gjerman Scholz për ditën e hapur të qeverisë së tij në Berlin.

22 Gusht 2022, 07:30 Nga s.s
FOTO/ Scholz po mbante fjalim, dy gra shfaqen topples, kancelari qesh
Protestuesit

GJERMANI- Protestuesit topless ndërprenë kancelarin gjerman Olaf Scholz teksa ai përgatitej të mbante një fjalim për ditën e hapur të qeverisë së tij në Berlin. Ata u ngjitën në skenë me një slogan të cilët në trupin e tyre kishin shkruar "Embargo e gazit tani" përpara se ekipi i tij i sigurisë të ndërhynte, por Scholz e ka marrë me të qeshur këtë ndërhyrje të protestueve.

FOTO/ Scholz po mbante fjalim, dy gra shfaqen topples, kancelari qesh
Protestuesit ndërpresin fjalimin e Scholz

Ky fjalim vjen pasi një sondazh zbuloi se rreth dy të tretat e gjermanëve janë të pakënaqur me punën e liderit të tyre dhe koalicionit të tij të përçarë, i cili është përballur me krizë pas krize që nga marrja e detyrës në dhjetor. Vetëm 25% e gjermanëve besojnë se socialdemokrati po e bën mirë punën e tij, nga 46% në mars, sipas sondazhit të Insa për gazetën javore Bild am Sonntag. Nga ana tjetër, 62% e gjermanëve mendojnë se Scholz po e bën punën e tij keq, një numër rekord, krahasuar me vetëm 39% në mars, raporton news.sky.

Që nga marrja e pushtetit, atij i është dashur të përballet me luftën në Ukrainë, një krizë energjetike dhe inflacion në rritje. Kritikët e kanë akuzuar atë se nuk ka treguar lidership të mjaftueshëm. Rusia do të ndalojë furnizimet me gaz natyror në Evropë për tre ditë në fund të muajit përmes tubacionit të saj kryesor në rajon. Gjiganti shtetëror energjetik bëri nj njoftim të premten, duke ngritur presion mbi rajonin ndërsa kërkon të furnizohet me karburant përpara dimrit. Mirëmbajtja e paplanifikuar e gazsjellësit Nord Stream 1, i cili kalon nën Detin Baltik në Gjermani, thellon një bllokim energjetik midis Moskës dhe Brukselit.

scholz gjermani inflacion ekonomi protestues

Sondazh

Poll