Bota

​Humb kontrollin e makinës dhe futet në kopshtin e restorantit, 8 të plagosur në Austri

Në Austri kanë mbetur të plagosur 8 persona dhe 3 prej tyre në gjendje të rë ndë për shkak se një shofer humbi kontrollin e makinës. Ai ka përfunduar në kopshtin e restorantit McDonald’s pa frenuar.

22 Gusht 2022, 07:19 Nga s.s
​Humb kontrollin e makinës dhe futet në kopshtin e restorantit, 8
Makina në McDonald

AUSTRI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Austrisë, Salsburg, ku tetë persona u plagosën dhe tre prej tyre në gjendje të rëndë, pasi një shofer humbi kontrollin e makinës tip Benz, duke përfunduar në kopshtin e restorantit McDonald’s pa frenuar.

Policia austriake tha se shoferi humbi kontrollin e mjetit për shkak të një “problemi mjekësor”. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të rënda, ndaj nuk ka mundur të merret në pyetje.

Përveç tij, kanë mbetur të plagosur rëndë një nënë dhe një fëmijë i vogël, sipas mediave austriake.

austri salsburg aksident mcdonald

Sondazh

Poll