Bota

VIDEO e rëndë/ Tre oficerë policie në Arkansas dhunojnë pa mëshirë një burrë

Pamje të rënda. Njëri polic e godet me grusht të dyshuarit në kokë, tjetri e gjunjëzon dhe i treti e mban të palëvizur.

22 Gusht 2022, 07:58 Nga A.B
VIDEO e rëndë/ Tre oficerë policie në Arkansas dhunojnë
Policet

SHBA- Një video që qarkullon në mediat sociale ku tregohen tre policë të Arkansas duke dhunuar brutalisht një burrë të cilin e kanë shtrirë në tokë ka shkaktuar bujë në SHBA.

Sipas mediave, sherifi i qarkut Crawford Jimmy Damante informoi qytetarët se incidenti është nën hetim dhe se dy oficerët nga departamenti i tij i përfshirë janë pezulluar.

Dje, shefi i Departamentit të Policisë Mulberry, Shannon Gregory, dha një njoftim të ngjashëm për policin e tretë, i cili u largua nga detyra në pritje të përfundimit të hetimit.

Sipas policisë, paraditen e së dielës u raportua për një person që kërcënonte një punonjëse dyqani në zonën e Mulberry. Raporti i incidentit thotë se kur oficerët shkuan për të folur me të dyshuarin, ai e shtyu zëvendësin e një sherifi në tokë dhe e goditi me grusht në pjesën e pasme të kokës. 

Video, e cili ka bërë xhiron e internetit, tregon tre oficerë policie të gjunjëzuar mbi njeriun në tokë. Njëri e godet me grusht të dyshuarin në fytyrë, tjetri e mban duke e fiksuar në tokë dhe një i tretë e gjunjëzon në këmbë.

I arrestuari, identiteti i të cilit nuk dihet, pas ngjarjes është dërguar në spital dhe akuzohet për kërcënime terroriste, rezistencë ndaj autoritetit dhe sulme.

shba dhune ne arkansas

Sondazh

Poll