Aktualitet

VIDEO/ Dy britanikët hynë para 2 vitesh në Uzinën e Poliçanit, rrëfejnë si shmangën rojet: Natën s’ka njerëz!

Me kamera në duar, ata kontrollojnë gjithçka dhe vëzhgojnë ambientet e uzinës, ku ka pajisje, predha e plumba e makineri që prodhonin plumba granatahedhës.

21 Gusht 2022, 18:12 Nga F.M
VIDEO/ Dy britanikët hynë para 2 vitesh në Uzinën e
Brenda uzinës së Poliçanit

TIRANË- Dy djem angelze kanë arritur të futen në Uzinën e Poliçanit, aty ku sot u ndaluan katër çekë. Të rinjtë, përmea videos që kanë publikuar në Youtube kanë treguar se brenda Uzinës janë futur natën, kanë arritur të shmangin rojet e sigurisë dhe të filmojnë gjithçka që duan brenda saj. Videoja është publikuar në Youtube më më 6 shkurt 2020.

Hyrja e tyre nuk është bërë nga dera kruesore, por nga një gropë e hapur, e sajuar nga vetë ata. Fillimisht ata hedhin një gur brenda gropës për të matur kohën që u duhet të futen brenda. Më pas nisin të zbresin duke u mbajtur nga tubi.

Me kamera në duar, ata kontrollojnë gjithçka dhe vëzhgojnë ambientet e uzinës, ku ka pajisje, predha e plumba e makineri që prodhonin plumba granatahedhës.

"Në këtë episod jemi në Shqipëri dhe eksplorojmë një fabrikë/bunker të fshehtë të municioneve nëntokësore komuniste. Gjejmë një granatëhedhës, eksploziv dhe municione. Vendndodhja ndoshta u mbyll pas rënies së regjimit në 1992,"- thonë ata.

Deri më tani videoja ka marrë mbi një million e 600 mijë shikime.

A është ky thjesht një aktivitet për të shuar kuriozitetin për Uzinat?

Sot u ndaluan katër çekë në dyert e kësaj uzine, dy burra e dy gra që akuzohen për spiunazh. Në vitin 2021, brenda uzinës së Poliçanit kanë arritur të futen edhe gazetarë polakë që kanë bërë edhe një reportazh mbi atë që kanë parë. Incidenti në Uzinën e Poliçanit është i dyti në vendin tonë, pasi atij që ndodhi në Gramsh një natë më parë.

Sondazh

Poll