Bota

FT+VD/ Britma dhe njerëz që vrapojnë! Dalin pamjet e aksidentit tragjik në Turqi, shkon në 10 numri i viktimave

Në videon e publikuar nga media turke, shihet momenti kur kamionçina merr përpara turmën dhe përplaset dhe me mjete të tjera. Kaos, pluhur dhe njerëz që ulësasin për ndihmë këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes në aksidentin e dytë fatal brenda pak orësh në Turqi.

20 Gusht 2022, 19:37 Nga e.k
FT+VD/ Britma dhe njerëz që vrapojnë! Dalin pamjet e aksidentit
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Pamje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik në distriktin juglindor të Turqisë, Mardin. që la të vdekur 8 persona mes tyre dhe fëmijë si dhe plagosi dhjetëra të tjera. 

Në videon e publikuar nga media turke, shihet momenti kur kamionçina merr përpara turmën dhe përplaset dhe me mjete të tjera. Kaos, pluhur dhe njerëz që ulësasin për ndihmë këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes në aksidentin e dytë fatal brenda pak orësh në Turqi.

FT+VD/ Britma dhe njerëz që vrapojnë! Dalin pamjet e aksidentit

Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu ka bërë një deklaratë për aksidentin në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

“Fatkeqësisht sot ka qenë dita e fatit tonë të keq për aksidente trafiku. Në të njëjtin vend në Mardin Derik kanë ndodhur 2 aksidente me kamion. Të gjitha ekipet tona janë të mobilizuara. Sipas raportimeve të para, kemi 10 viktima. Të lënduarit tanë po transportohen në spitale. Shërim të shpejt. Zoti na mëshiroftë”, tha Soylu.

turqi

Sondazh

Poll