Bota

FOTO/ Njerëz që vrapojnë, britma dhe të qara! Detaje të reja nga të shtënat me armë në Suedi, arrestohet një 15-vjeçar

Sipas raportimeve të para një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur, ndërsa një 15-vjeçazr i dyshuar si autori i ngjarjes është vënë në pranga. 

19 Gusht 2022, 19:33 Nga e.k
FOTO/ Njerëz që vrapojnë, britma dhe të qara! Detaje të
Pamje nga vendi i ngjarjes

SUEDI- Njerëz që vrapojnë për të shpëtuar, britma dhe të qara është ajo që la pas sulmi me armë në një qendër tregtare në Suedi pasditën e sotme. 

Sipas mediave vendase janë dëgjuar disa të shtëna, ndërsa në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie që kanë rrethuar zonën.

FOTO/ Njerëz që vrapojnë, britma dhe të qara! Detaje të

Sipas raportimeve të para një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur, ndërsa një 15-vjeçazr i dyshuar si autori i ngjarjes është vënë në pranga. 

“Disa njerëz që qajnë thonë se kanë dëgjuar të shtëna armësh”, tha një person në vendngjarje.

Ndërkohë, zëdhënës i shtypit në qendrën komanduese të policisë, Jimmy Modin tha: “Ka pasur të shtëna. Jemi në vendngjarje me një numër të madh efektivësh dhe e kemi rrethuar vendin”.

FOTO/ Njerëz që vrapojnë, britma dhe të qara! Detaje të

Një dëshmitare e quajtur Malin ëeibull ishte brenda qendrës tregtare kur shpërthyen të shtënat.

“Ne u ulëm në tokë dhe pastaj njerëzit filluan të vrapojnë. Ata bërtitën se ka të shtëna, ka të shtëna”, rrëfeu ajo.

Edhe Stefan Dovborn ishte brenda kur shpërthyen të shtënat.

“Isha brenda në ICA kur njerëzit filluan të vrapojnë dhe në sportele u bë kaos. Kur dolëm me vrap, pamë që jashtë ishte kaos total. Ishte një grua shtatzënë që po i binte të fikët. Ajo kishte parë se si ishte qëlluar një grua”, zbuloi Stefan.

te shtena me arme ne suedi

Sondazh

Poll