Bota

Përplasje me motor në Greqi, humb jetën 54-vjeçari shqiptar

Thestival.gr shkruan se ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, ku shqiptari drejtus i një motori është përplasur me një makinë.

19 Gusht 2022, 18:10 Nga I.A
Përplasje me motor në Greqi, humb jetën 54-vjeçari
Aksidenti

GREQI- Një shqiptar ka humbur jetën në Greqi ditën e djeshme në një aksident në Selanik të Greqisë. Thestival.gr shkruan se ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, ku shqiptari drejtus i një motori është përplasur me një makinë.

54-vjeçari pasi u përplas ka rënë në rrugë dhe për shkak të plagëve të rënda, ai pësoi një atak kardiak. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar një autoambulancë dhe policia. Por në momentin që po transportohej për në spital, shqiptari ka humbur jetën.

humb jeten shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll