Bota

Krimi makabër në Itali/ Nëna vrau bashkëshortin së bashku me dy djemtë! Gjithçka u pa nga djali 11-vjeçar

Një skenë që jemi mësuar ta shikojmë vetëm nëpër filma por ja që ndodh dhe në realitet. Monica Milite, më 30 korrik u shfaq në stacionin e karabinierëve për të raportuar të zhdukur të shoqin.

19 Gusht 2022, 18:30 Nga e.k
Krimi makabër në Itali/ Nëna vrau bashkëshortin së
Ciro Palmierit

ITALI- Një grua së bashku me dy fëmijët e saj ka rënë në prangat e Policisë italiane pasi akuzohen se kanë vrarë, bashkëshortin dhe babanë e ty të miturve Ciro Palmierit.

Një skenë që jemi mësuar ta shikojmë vetëm nëpër filma por ja që ndodh dhe në realitet. Monica Milite, më 30 korrik u shfaq në stacionin e karabinierëve për të raportuar të zhdukur të shoqin.

Pas denoncimit karabinierët  nisën menjëherë hetimet, por diçka në versionin e historisë që tregoi gruaja nuk i bindi plotësisht hetuesit, të cilët nisën të gërmonin në mjedisin e brendshëm të familjes për të zbuluar të vërtetën tronditëse.

Autorë të vrasjes rezultojnë te jenë bashkëshortja e tij Monika dhe fëmijët Massimiliano 17 dhe A.P., 15 vjeç. 

Sipas burimeve hetimore, përkeqësimi i trupit është në përputhje me ditën e vrasjes. Por për të qenë të sigurt, do të duhet të pritet përfundimi i autopsisë, e cila do të kryhet të mërkurën e ardhshme nga mjekja ligjore, me kërkesë të prokurorit. Vrasja e Ciro Palmierit është filmuar edhe nga kamerat, pasi shtëpia e çiftit ka sistem video survejimi, ndërsa pamjet janë sekuestruar.

Gjithçka ka nisur me një sherr në familje, ku Palmieri sulmohet nga gruaja dhe fëmijët e tij dhe krimi dyshohet se ka ndodhur në sytë e djalit tjetër të gruas, vetëm 11 vjeç.

Ata e kanë goditur Palmierin deri në momentin që ka dhënë shpirt dhe më pas e kanë futur në një qese plastike dhe e kanë hedhur në një shkëm ku u gjet dhe nga Policia. 

itali ciro palmierit

Sondazh

Poll