Bota

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Suedi, raportohet për të plagosur

Policia ka rrethuar menjëherë vendin e ngjarjes ndërkohë raportohet për dy të plagosur.

19 Gusht 2022, 18:43 Nga e.k
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në
Pamje nga vendngjarja

SUEDI- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditën e sotme në një qendër tregtare ne qytetin e Malmos në Suedi. Policia ka rrethuar menjëherë vendin e ngjarjes ndërkohë raportohet për dy të plagosur.

"Të shtëna janë regjistruar në qendrën tregtare Emporia në Malmö”, tha policia në një deklaratë.

"Policia është në vendngjarja dhe gjithë zona është e rrethuar", thuhet më tej.

Deri tani nuk dihet gjendja e të plagosurve dhe nëse është bërë e mundur arrestimi i autorit.

te shtena me arme ne suedi

Sondazh

Poll