Aktualitet

Publikohet FOTOJA e Elson Kalaverit që u vra në Itali

Kalaveri u vra në fshatin Castelnuovo Val di Cecina, Pisa, Itali teksa ishte pasagjer në mjetin e tij.

19 Gusht 2022, 17:46 Nga F.M
Publikohet FOTOJA e Elson Kalaverit që u vra në Itali
Elson Kalaveri

ITALI- Personi që po shikoni në foto është Elson Kalaveri, 36-vjeçari shqiptar që u vra një natë më parë në Itali. Kalaveri u vra në fshatin Castelnuovo Val di Cecina, Pisa, Itali teksa ishte pasagjer në mjetin e tij. 36-vjeçari u qëllua me 15 plumba nga tre persona të maskuar me kapuçë të zinj që u larguan me një mjet me targa gjermane nga skena e krimit.

Personi që ka qenë në drejtimin e mjetit ku ndodhej 36-vjeçari shqiptar nuk është identifikuar ende. Por, ai ka shpëtuar dhe nuk e ka kapur asnjë plumb. Ai ka kërkuar dhe ndihmë në një lokal pranë zonës, Kalaveri nuk u shpëtoi dot plagëve të shkaktuara nga plumbat.

Pistat që po hetohen për vrasjen e tij janë dy, plagosja e Gentian Keçit në Mamurras në vitin 2014 dhe shfrytëzimi i prostitucionit. 

vritet elson kalaveri elson kalaveri

Sondazh

Poll