Aktualitet

Bashkia i nxjerr nga shtëpia, qytetari për Dosja.al: Na morën nga 36 mln lekë e ia dhanë një tjetri

Çështja po ndiqet ende në Gjykatë dhe për momentin, qytetarët e kanë dorëzuar në Gjykatën e Lartë.

19 Gusht 2022, 17:25 Nga F.M
Bashkia i nxjerr nga shtëpia, qytetari për Dosja.al: Na morën nga
Shtëpia

POGRADEC- Tre familje kanë mbetur në mes të rrugëve pasi Bashkia e Pogradrecit ka vendosur që tu tjetërsojë pronat e t’i lërë pa banesë. Flori Menkshi, Enver Ademi dhe Eliverta Hoxhalli kontaktuan sot me Dosja.al për të denoncuar një prej vendimeve të marra që për ta është i padrejtë. Në shqetësimin e ngritur, qytetarët pretendojnë se shtëpitë e tyre të ndodhura në katin e parë të lagjes nr3, në rrugën “Reshit Çollaku” në Pogradec janë tjetërsuar nga Bashkia dhe i janë dhënë padrejtësisht një tjetër personi.

Ata shprehen se pronat i kanë me dokumenta të rregullta nga Komiteti Ekzekutiv dhe Këshilli Popullor i vitit 1985, por në mënyrë të papritur 37 vite më vonë, shteti ka vendosur t’i nxjerrë në rrugë. Çështja po ndiqet ende në Gjykatë dhe për momentin, qytetarët e kanë dorëzuar në Gjykatën e Lartë:

Denoncimi:

Unë jam Flori Menkshi, bashkë me Enver Ademin e Eliverta Hoxhallin, që të tre banues në lagjen nr3, në rrugën “Reshit Çollaku” në Pogradec, kërkojmë ndihmë urgjente sepse po vdesim jashtë. Na është tjetërsuar shtëpia tek ish-spitali, në buzë të gjolit. Kanë ndërruar numrin e pasurisë dhe kanë bërë mbivendosje, por sot në kohën e digjitalizimit vërtetohet gjithçka. Ne kemi 45 vjet në atë pronë, por bashkia po na nxjerr në rrugë, pavarësisht se për dokumentacionet e nevojshme na ka marrë nga 36 milionë lekë secilit. Tani na nxorri. Shtëpitë na i ka lënë me dokumenta Komiteti Ekzekutiv dhe Këshilli Popullor i vitit 1985. Jemi të gatshëm për çdo gjë, më miurë në burg se në rrugë.

*Shënim: Dosja.al disponon të gjithë dokumentacionin e nevojshëm të dërguar nga qytetarët

enver ademi flori menkshi eliverta hoxhalli bashkia pogradec

Sondazh

Poll