Aktualitet

"Më ndal veç plumbi"! Pendohet efektivja Kostani, fshin nga instagrami 'diss'-in që i bëri Nanos pas pezullimit

Me një kërkim të thjeshtë në Instagram, shihet se videoja është fshirë nga policja.

19 Gusht 2022, 16:32 Nga e.k
"Më ndal veç plumbi"! Pendohet efektivja Kostani, fshin
Anisa Kostani

TIRANË- Anisa Kostani, efektivja e Policisë së Elbasanit që iu kundërpërgjigj me 'diss' Policisë së Shtetit për pezullimin nga detyra, është penduar dhe e ka fshirë videon. Vetëm një orë pasi publikoi videon në Instastory, ku në sfond dëgjohej kënga e reperit Unikkatil 'U çova pi vorri', Kostani e ka hequr këtë postim. Në video ajo shihej që edhe pse po drejtonte mjetin, mbante celularin në duar e filmonte, gjë që tregon një tjetër shkelje nga ana e efektives.

Anisa Kostani, efektivja e krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit është pezulluar nga detyra. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, Kostani nuk do të mund ta ushtrojë më detyrën e saj deri në përfundim të hetimeve.

Kjo masë vjen vetëm një ditë pasi ofendoi e kërcënoi gazetarët që kishin kritikuar punën e bluve të këtij qyteti. Në shkrimin e bërë në 'Instagram', ajo i quan gazetarët të degjeneruar dhe i kërcënon duke u thënë 'do përfundoni nën rrota'.

VIDEOJA QË FSHIU ANISA KOSTANI:

anisa kostani

Sondazh

Poll