Aktualitet

U vra dje, sherri mes Kalaverit e Keçit pista kryesore e hetimeve, si u bë plagosja në komisariat pas konfliktit në muzikë-live

Kalaveri, në atë kohë 27 vjeç ka shkuar bashkë me dy mikeshat e tij në një muzikë-live që ishte në pronësi të Gentian Keçit. Për shkaqe banale, Kalaveri e Keçi janë konfliktuar ashpër brenda lokalit, sherr që është dëgjuar nga të gjithë klientët.

19 Gusht 2022, 15:58 Nga F.M
U vra dje, sherri mes Kalaverit e Keçit pista kryesore e hetimeve, si u
Vendi ku u vra Elson Kalaveri

TIRANË- Elson Kalaveri, 36-vjeçari që u vra një natë më parë në Itali është përfshirë në një sherr me pasojë plagosjen e një personi në vitin 2014. Ngjarja ndodhi në Mamurras dhe pikënisjen e kishte në një klub nate.

Kalaveri, në atë kohë 27 vjeç ka shkuar bashkë me dy mikeshat e tij në një muzikë-live që ishte në pronësi të Gentian Keçit. Për shkaqe banale, Kalaveri e Keçi janë konfliktuar ashpër brenda lokalit, sherr që është dëgjuar nga të gjithë klientët.

Në debatin mes dy djemve nga Thumana, Kalaveri, mësohet t’i ketë vënë në dukje Keçit faktin që janë rritur bashkë dhe nuk ka lezet të ngatërrohen për gjëra të tilla.

“S’ka lezet, jemi rrit bashkë,”- mësohet t’i ketë thënë ai dhe është larguar bashkë me dy vajzat nga lokali. Ai është nisur në drejtim të Fushë-Krujës, por nga pas ka parë të ndiqet nga makina e Keçit. Për të shmangur konfliktin, Kalaveri nuk është ndaluar në Thumanë, por ka vazhduar rrugën në drejtim të Mamurrasit. 

Ndjekja ka vazhduar deri në Mamurras. Atëherë i riu, i shoqëruar me dy mikeshat e tij ka vendosur tu bie në dorë punonjësve të policisë së Mamurrasit, të cilët mësohet se kanë qenë përjashta postës. Gjithçka ka ndodhur në pak minuta. Ndërkohë që punonjësit e policisë nuk kishin sqaruar ende Kalaverin që po u tregonte se po ndiqeëj nga dikush, kur aty ka mbërritur Keçi. Ky i fundit, ka zbritur nga mjeti dhe ka nisur të shajë Kalaverin duke mbajtur në dorë një çantë, brenda të cilës dyshohet se ka pasur armë. 

Kalaveri ka kërkuar nga efektivët që ta largojnë që aty se e kishte bashkëfshatar dhe se nuk donte të kishte konflikt me të. Por ofendimet kanë vijuar dhe mes debatit, Keçi ka future dorën te çanta. Nga frika se do e gjuante me armë, Kalaveri ka nxjerr armën dhe ka qëlluar me tek plumb. Keçin e kapi plumbi në kokë dhe u dërgua në spital, ndërsa Kalaveri u arrestua. Ai qëndroi në burg deri para pak javëve që u lirua dhe u nis drejt Italisë, por mbrëmë ra pre e një atentati. Pista kryesore ku po hetohet është hakmarrja për ngjarjen e ndodhur në vitin 2014.

vritet elson kalaveri elson kalaveri

Sondazh

Poll