Bota

Abazoviç: Kërkohet destabilizimi i shtetit, kreu i DPS ruhet nga njerëz të armatosur

Gjatë fjalës së mbajtur prej tij, Abazoviç u shpreh se ajo që po ndodh sot është një aksion i organizuar që kërkon destabilizimin e shtetit.

19 Gusht 2022, 14:51 Nga e.k
Abazoviç: Kërkohet destabilizimi i shtetit, kreu i DPS ruhet nga
Dritan Abazoviç

MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç po merr pjesë në seancën ku po i nënshtrohet votëbesimit. Seanca është thirrur me iniciativën e Partisë Demokratike Socialiste të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç. 

Gjatë fjalës së mbajtur prej tij, Abazoviç u shpreh se ajo që po ndodh sot është një aksion i organizuar që kërkon destabilizimin e shtetit. Ai hodhi akuza të forta ndaj presidentit të vendit njëherazi dhe kreu iDPS-së si organizator të kësaj që po ndodh duke e akuzuar se mbrohet nga njerëz të armatosur.

Dritan Abazoviç: Po zhvillohet një aksion i organizuar për destabilizimin e shtetit. DPS po e shtyn Malin e Zi në probleme të mëdha me këtë politikë. Nuk e di nëse presidenti i DPS-së merr më shumë vendime në emrin tuaj apo është shantazhuar”. Njërin e ruajnë 22 persona të armatosur, ndërsa tjetri nuk e di numrin e saktë, por asgjë më pak. Kur piramida bie, ata tërheqin një AS në mëngë. 

Sot, Kuvendi i Malit të Zi, po mban votë mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviç. Në të do të marrë pjesë edhe vetë Abazoviç me ministrat e kabinetit të tij. Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend. Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe. 

dritan abazoviç votebesimi per qeverine e malit te zi

Sondazh

Poll