Bota

Mocioni kundër tij në Kuvend/ Flet Abazoviç: Unë nuk kam mashtruar askënd

Ai shtoi se kurrë nuk ka mashtruar askënd dhe që në fillim është shprehur se do ta firmoste marrëveshjen me Kishën Serbe.

19 Gusht 2022, 14:35 Nga e.k
Mocioni kundër tij në Kuvend/ Flet Abazoviç: Unë nuk kam
Dritan Abazoviç

MONTENEGRO- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç po merr pjesë në seancën ku po i nënshtrohet votëbesimit.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se është ndjerë i sulmuar që në fillimi pikërisht për faktin se është shqiptar duke saktësuar se do t'i bindet çdo vendimi që del nga Parlamenti. Ai shtoi se kurrë nuk ka mashtruar askënd dhe që në fillim është shprehur se do ta firmoste marrëveshjen me Kishën Serbe.

Dritan Abazoviç: Unë nuk kam mashtruar askënd për asgjë, ju thashë se do të nënshkruhet Marrëveshja Themelore. Është e lehtë për t'u manipuluar, e shoh se këtu ka një marrëveshje që të shmanget Marrëveshja Themelore. Cila OJQ dhe cili institucion ka qenë i përfshirë në kohën e marrëveshjes, është nënshkruar me kishën katolike, bashkësinë islame dhe komunitetin hebre?

Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

dritan abazoviç

Sondazh

Poll