Bota

Kreu i serbëve të Bosnjës udhëton sot drejt Malit të Zi

Destinacionet janë Budva dhe Shën Stefani. Koha e kthimit dëshmon se kjo nuk është një vizitë turistike.

19 Gusht 2022, 14:17 Nga e.k
Kreu i serbëve të Bosnjës udhëton sot drejt Malit të Zi
Milorad Dodik

MONTENEGRO- Kreu i serbeve të Bosnjës Milorad Dodik do të udhëtojë drejt Malit të Zi me helikopter të premten rreth mesditës, shkruajnë mediat e huaja.

Destinacionet janë Budva dhe Shën Stefani. Koha e kthimit dëshmon se kjo nuk është një vizitë turistike.

“Kthimi nga Budva-Sveti Stefan në Trebinjë është planifikuar për të njëjtën ditë, në orën 16:00”, thuhet në dokumentet e dorëzuara në policinë malazeze.

Vizita e Dodikut në Mal të Zi do të zgjasë vetëm katër orë,

Nuk specifikohet se me kë do të takohet. Vizita e tij nuk u njoftua për mediat në Mal të Zi. Ndër ngjarjet e paralajmëruara për të premten, më 19 gusht, nuk ka asnjë ngjarje të rëndësishme në Shën Stefan. Sot, megjithatë, ngjarja më e rëndësishme malazeze është në Podgoricë.

Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, ka thirrur seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për 19 gusht, në të cilën do t’i jepet votëbesimi Qeverisë së 43-të të Malit të Zi, është bërë e ditur këtë javë.

 

milorad dodik

Sondazh

Poll