Bota

Jeta e Darius Danesh! Kush ishte këngëtari që refuzoi Simon Cowell, pësoi aksident e ra në koma

Darius Campbell Danesh ishte këngëtari që doli i treti në Pop Idol, pas Will Young dhe Gareth Gates.

19 Gusht 2022, 11:46 Nga A.B
Jeta e Darius Danesh! Kush ishte këngëtari që refuzoi Simon
Darius Campbell Danesh

SHBA- Darius Campbell Danesh ndërroi jetë në moshën 41-vjeçare pasi u gjet pa ndjenja në shtrat në banesën e tij në SHBA. Shkaku i vdekjes së tij në Rochester, nuk dihet ende.

PO KUSH ISHTE DANESH?

Darius Campbell Danesh ishte këngëtari që doli i treti në Pop Idol, pas Will Young dhe Gareth Gates. BBC shkruan se ai ekspertët e industrisë u habitën kur ai hodhi poshtë një marrëveshje fitimprurëse nga krijuesi i shfaqjes Simon Coëell. Më pas, skocezi vazhdoi të bënte hite e në atë periudhë ai publikoi 10 këngët e tij më të mira.

Darius Danesh lindi nga një nënë skoceze dhe baba iranian në Glasgoë më 19 gusht 1980. Ai u rrit në Bearsden, East Dunbartonshire, me dy vëllezër më të vegjël. Pas përfundimit të shkollës në Bearsden Primary dhe Glasgoë Academy, ai studioi Letërsi dhe Filozofi Angleze në Universitetin e Edinburgut përpara se të fillonte karrierën e tij pop. Darius së pari u bë i famshëm me një paraqitje në shfaqjen ITV Popstars në 2001.

Darius pësoi një incident të rrezikshëm në vitin 2010, kur theu qafën në një aksident automobilistik. Ky nuk ishte incidenti i vetëm që i ka ndodhur. Darius u shtrua në spital në vitin 2015 pasi piu ujë nga lumi Thames. Ai përfundoi në koma e gjatë kësaj periudhe, nëna e tij e cila po ndiqte kimioterapinë i qëndroi pranë. Kur u zgjua nga koma, ai tha se ishte ndjerë "me kokë poshtë dhe gabim".

Në vitin 2010, Darius njoftoi se kishte ndryshuar mbiemrin e tij në Campbell, duke thënë se ishte shumë "krenar" për trashëgiminë e tij skoceze dhe ndihej i detyruar ta bënte këtë pasi gjyshi i tij skocez këndoi një këngë që i solli lot në sy.

darius campbell danesh

Sondazh

Poll