Bota

Vritet kryebashkiaku në Zvicër, policia arreston gruan e tij, dyshohet si autorja e krimit

Policia supozon se e dyshuara kryesore është bashkëshortja e cila supozohet se i ka shkaktuar kryebashkiakut plagë fatale

19 Gusht 2022, 10:36 Nga A.B
Vritet kryebashkiaku në Zvicër, policia arreston gruan e tij, dyshohet
Martin Stäger

ZVICËR- Martin Stäger, kryebashkiaku i Lauterbrunnen është vrarë me armë zjarri. Lauterbrunnen.ch njofton për vdekjen e 69-vjeçarit.

Policia supozon se e dyshuara kryesore është bashkëshortja e cila supozohet se i ka shkaktuar kryebashkiakut plagë fatale. Ajo u arrestua disa orë më vonë në zonën e Lauterbrunnen pas një kontrolli, tha policia. Sipas njoftimit, 58-vjeçarja gjermane ndodhet në paraburgim. Policia nuk ka dhënë asnjë informacion të mëtejshëm për sfondin e krimit apo natyrën e plagëve. 

69-vjeçari Martin Stäger ishte anëtar i SVP-së dhe u zgjodh kryetar i bashkisë së Lauterbrunnen në vjeshtën e vitit 2014. Ai ka lënë pas një djalë të rritur nga martesa e parë.

martin stäger zvicer

Sondazh

Poll