Aktualitet

Ra në kanalin vaditës, policia sqaron ngjarjen e Kurbinit: 51-vjeçarit i ra infrakt

Por duke qenë se nuk është ndjerë mirë, Tafili është dërguar në spitalin e Kurbinit ku dhe humbi jetën.

18 Gusht 2022, 22:55 Nga I.A
Ra në kanalin vaditës, policia sqaron ngjarjen e Kurbinit:
Policia

KURBIN- Policia ka sqaruar ngjarjen që ka ndodhur në Krubin mbrëmjen e sotme ku humbi jetën 51-vjeçari Ylli Tafili. Mësohet se pasi ka rënë në një kanal, të afërmit e kanë çuar në banesë për t'i dhënë ndihmën e parë. Por duke qenë se nuk është ndjerë mirë, Tafili është dërguar në spitalin e Kurbinit ku dhe humbi jetën. Paraprakisht dyshohet se 51-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një infrakti . 

Njoftimi i plotë:

Kurbin/Informacion paraprak Në fshatin Shullaz, Kurbin, shtetasi Y. T., 51 vjeç, dyshohet se ka rënë në një kanal kullues pranë banesës së tij, prej ku është nxjerrë nga të afërmit dhe është dërguar në banesë për t’iu dhënë ndihma e parë. Në banesë, ai nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Kurbin për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka humbur jetën. Paraprakisht, dyshohet se shtetasi Y. T. ka humbur jetën si pasojë e infarktit. Trupi i 51-vjeçarit do të dërgohet në morgun e IML Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar  për t’i marrë në pyetje, të gjithë personat që kanë qenë prezentë në momentin që ka rënë në kanal 51-vjeçari.

ylli tafili

Sondazh

Poll