LIVE UPDATES

Arsenal armësh në Yrshek, kapen makina të blinduara e antitank, 1 i arrestuar

• Një arsenal armësh është gjetur pasditen e sotme në Yrshek. • Policia ka sekuestruar 2 granata hedhëse kundërtank, 2 mitralozë të lehtë, 2 silenciator, 9 granata të llojëve të ndryshme dhe 1 snajper. Po ashtu janë sekuestruar dhe 3 automjete njëri prej të cilëve i blinduar, motorra si dhe Jet Ski. • Magazina ku është gjetur arsenali i armëve është në pronësi të Kujtim Çaushit, i cili ka rënë në pranga. Në kërkim është shpallur djali i tij Erlind Çaushi 

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Arsenali i armëve në Yrshek, dalin pamjet nga magazina ku ruheshin makinat e blinduara dhe Jet Ski

Arsenal armësh në Yrshek, kapen makina të blinduara e antitank, 1
Pamje nga arsenali

TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga magazina ku u gjet arsenali i armëve sot në Yrshek të Tiranës. Siç shihet dhe nga videoja, efektivët kanë gjetur një sasi të konsiderueshme me armatime si dhe municion luftarak.

Po ashtu në këtë magazinë janë gjetur tre makina, një prej tyre e blinduar, tre motorra si dhe një Jet Ski. Në pranga ka rënë 62-vjeçari Kujtim Çaushi ndërsa është shpallur në kërkim djali e tij 35 vjeç Erlind Çaushi.

3 VITE ME PARE

EMRAT/ Arsenali i armëve në Yrshek, sekuestrohet 1 automjet i blinduar, arrestohet 62-vjeçari, në kërkim i biri

Arsenal armësh në Yrshek, kapen makina të blinduara e antitank, 1
Foto ilustruese

TIRANË- Një arsenal armësh është zbuluar këtë pasdite në Tiranë. Arsenali me armë është gjetur në depon e një ndërtese në zonën e Yrshekut në Tiranë. 

Në prangat e Policisë ka rënë 62-vjeçari Kujtim Çaushi ndërsa është shpallur në kërkim djali e tij 35 vjeç Erlind Çaushi.

Ndërkohë Policia ka dalë me detaje të reja në lidhje me operacionin e zhvilluar. Sipas Policisë janë sekuestruar 2 granata hedhëse kundërtank, 2 mitralozë të lehtë, 2 silenciator, 9 granata të llojëve të ndryshme dhe 1 snajper. Gjithashtu janë sekuestruar dhe 3 automjete njëri prej të cilëve i blinduar.

NJOFTIMI I POLICISË

Sot më datë 18.08.2022, nga Komisariati i Policisë Nr. 6 në bazë të dhënave të marra në rrugë operative, se një shtetas në garazhin e tij mbante armë zjarri të llojeve të ndryshme, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacioni policor i koduar “Arsenali”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi K. Ç., vjeç dhe është shpallur në kërkim shtetasi E. Ç.

Gjatë kontrollit të këtij ambienti, janë gjetur e sekuestruar, në cilësinë e provës materiale:
– 2 granta hedhesë të lehtë kundratank
– 2 mitraloza të lehtë
– 1 automatik ak-47
– 1 snajper me dylbi
– 2 silenciator
– 9 granata të llojeve të ndryshme
– sasi e konsiderueshme municioni luftarak
– 3 auromjete, njëri prej tyre i blinduar
– 3 motorra pa targa
– 1 jet ski
– 4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja
– 1 paruke
– 2 fenelina policie

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

3 VITE ME PARE

Snajper, antitank e automatikë, zbulohet arsenal armësh në Yrshek, ndalohet pronari i depos

Arsenal armësh në Yrshek, kapen makina të blinduara e antitank, 1
Armë

TIRANË- Një arsenal armësh është zbuluar këtë pasdite në Tiranë. Arsenali me armë është gjetur në depon e një ndërtese në zonën e Yrshekut në Tiranë. Mësohet se përveç pistoletave, pjesë e arsenalit kanë qenë edhe anë një snajper, dy antitanke e dy armë automatike.

Pronari i ndërtesës ku janë gjetur armët është vënë në pranga. Mësohet se bëhet fjalë për një 53-vjeçar, por ende nuk dihet identiteti i tij. Dyshohet se depoja në fjalë përdorej edhe për modifikimin e armëve të zjarrit dhe jo vetëm për ruajtjen e tyre. 

arsenal armesh ne yrshek

Sondazh

Poll