Bota

Shpërthim me bombë në Kabul, të paktën 27 viktima, 5 fëmijë në mesin e tyre

BBC shkruan se shpërthimi mendohet të ketë ndodhur gjatë faljeve të mbrëmjes dhe mendohet se ka shumë viktima, megjithëse shifrat nuk dihen ende.

17 Gusht 2022, 20:34 Nga I.A

 

Shpërthim me bombë në Kabul, të paktën 27 viktima, 5
Afganistan

AFGANISTAN- Një shpërthim i madh ka goditur një xhami në kryeqytetin afgan Kabul. BBC shkruan se shpërthimi mendohet të ketë ndodhur gjatë faljeve të mbrëmjes dhe mendohet se ka shumë viktima, megjithëse shifrat nuk dihen ende.

Khalid Zadran, zëdhënësi i policisë së Talibanëve në Kabul, u citua nga mediat lokale të ketë thënë se kishte pasur një shpërthim në veriperëndim të qytetit. Raportet thonë se imami i xhamisë Siddiqi ishte në mesin e të vdekurve. Është e paqartë se kush qëndron pas sulmit, i cili vjen një javë pasi një klerik i njohur pro-Taliban u vra në një shpërthim vetëvrasës me bombë , gjithashtu në Kabul. Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin e mëparshëm.

Forcat e sigurisë kanë mbërritur në vendngjarje, në një lagje veriore të Kabulit, shtoi zëdhënësi, ndërsa Spitali Emergjent i Kabulit shkroi në Twitter duke thënë se kishte marrë 27 persona të plagosur në shpërthim.

Pesë fëmijë ishin në mesin e tyre, duke përfshirë një shtatëvjeçar," tha ai.

Një zyrtar i inteligjencës talebane i tha agjencisë së lajmeve Reuters se deri në 35 persona mund të jenë plagosur ose vrarë dhe numri mund të rritet më tej. Dëshmitarët përshkruan se kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm që thyen xhamat e ndërtesave aty pranë.

shperthim ne afganistan

Sondazh

Poll