Bota

Takim i njëjtë por trajtim ndryshe, Stoltenberg nuk e pret Kurtin me flamurin e Kosovës

Pas takimit me Vuçiç, Stoltenberg ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku shihet se mbrapa tyre flamujt e NATO-s dhe të Serbisë.

17 Gusht 2022, 19:21 Nga I.A
Takim i njëjtë por trajtim ndryshe, Stoltenberg nuk e pret Kurtin me
Aleksander Vuçiç, Jens Stotlenberg dhe Albin Kurti

BRUKSEL- Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka pritur sot në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, një ditë para takimit të tyre të përbashkët në Bruksel.

Pas takimit me Vuçiç, Stoltenberg ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku shihet se mbrapa tyre flamujt e NATO-s dhe të Serbisë. Të njejtën gjë, Stoltenberg ka bërë edhe me kryeministrin Kurti, por ndryshe nga konferenca me Vuçiç, pas Kurtit nuk ndodhej flamuri i Kosovës por dy flamuj të NATO-s.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg zhvilluan një takim në Bruksel një ditë para se të mbahet dhe dialogu Kosovë-Serbi i thërritur nga nga BE. Gjatë konferencës së përbashkët, Stoltenberg riipërsëriti se NATO është e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti dhe siguria në Kosovë, duke theksuar se prezenca më e madhe ushtarake jashtë NATO-s ndodhet në Kosovë. Nga ana e tij Kurti u shpreh se është i gatshëm të punojë për stabilitet por Serbia është ajo që po mundohet të krijojë konflikte dhe të nxisë destabilitetin e Kosovës.

jens stoltenberg aleksandar vuçiç albin kurti

Sondazh

Poll