Aktualitet

FOTO- Brenda servisit të Fejzullah Çapjas, ku u gjet ‘Alfa Romeo’ i vjedhur në Kavajë

Në servisin e tij në Elbasan, në lagjen “Emin Matraxhiu” i është gjetur një makinë e llojit "Alfa Romeo", pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18 prill 2019.

17 Gusht 2022, 18:10 Nga F.M
FOTO- Brenda servisit të Fejzullah Çapjas, ku u gjet ‘Alfa
Servisi i Fejzullah Çapjas

ELBASAN- Ky është servisi i Fejzullah Çapjas, babait të Florenc Çapjas, i cili u shpall sot në kërkim nga Policia e Shtetit. Fejzullah Çapja u shpall në kërkim pasi dyshohet se po përgatitej të kryente një vrasje. Organi i akuzës arriti në këtë përfundim pasi në servisin e tij në Elbasan, në lagjen “Emin Matraxhiu” i është gjetur një makinë e llojit "Alfa Romeo", pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18 prill 2019.

FOTO- Brenda servisit të Fejzullah Çapjas, ku u gjet ‘Alfa
Servisi i Fejzullah Çapjas

Brenda automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29 qershor 2020, një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit. Fejzullah Çapja akuzohet për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Mbajtja pa të drejtë e uniformës" dhe "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje".

shpallet ne kerkim fejzullah capja fejzullah capja florenc capja

Sondazh

Poll