Nafta bie në bursat ndërkombëtare por në Shqipëri rritet! Nga sot kushton 6 lekë më shumë
Foto ilustruese TIRANË- Çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ka arritur nivelin më të ulët që nga shk...
Përgjatë 12 mijë metrave do të ndërtohen 150 njësi banimi, duke përfshirë një hotel, bare dhe restorante.
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka vendosur të heqë dorë nga 9 mijë metra katrorë tokë në brigjet e fshatit Dhërmi dhe Gjilekë për t’ia dhënë në përdorim ndërtimit të një tjetër resorti në Jug. Kompania ‘Gjikuria’ ka arritur të marrë disa muaj më parë statusin e Investitorit strategjik për projektin “White Roads Hotel”.
Përgjatë 12 mijë metrave do të ndërtohen 150 njësi banimi, duke përfshirë një hotel, bare dhe restorante. Në total vlera e investimit të projektit është 10 milionë euro. Investitori ka në pronësi të tij 3000 m2, ndërsa shteti do t’i japë në përdorim me qira afatgjatë 9 mijë metra kundrejt tarifës simbolike 1 euro.
Qeveria nuk ka miratuar të plotë kërkesën e investitorit për të shfrytëzuar për 30 vjet plazhin përballë kompleksit. Vetë Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar me kusht këtë pikë, pasi duhet që koordinatat e zonës të përcaktohen qartë nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura pasi ndodhen në kufi të Monumentit Natyror “Delta e Përroit të Palasës”.
Kompania ‘Gjikuria’ përfitoi në shkurt të vitit të kaluar lejen dhe statusin strategjik për një tjetër projekt përgjatë zonës Perivolo në Dhërmi për ndërtimin e 3 hoteleve, vilave dhe rinovimin e 40 shtëpive. Në total janë 30 projekte në fushën e turizmit që kanë marrë statusin e investitorit strategjik, shumica e të cilave kanë si vendndodhje brigjet e detit Jon.
Marrë nga EuroNews
Foto ilustruese TIRANË- Çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ka arritur nivelin më të ulët që nga shk...
RENEA në Elbasan ELBASAN- Forcat e repartit Renea vijojnë të jenë në Elbasan dhe po ushtrojnë kontrolle. Lajmi se Florenc &Cc...
Covid TIRANË- Një person ka ndërruar jetë në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Covid-19. Në njoftimin...
Foto Ilustruese TIRANË- 1 në 3 mjete gjatë kontrollit teknik ngelin për shkak të problemeve me sistemin e frenimit, drejtimit apo ...
Ari i rremë TIRANË- Një rrjet social komunikimi mes koleksionistëve dhe pronarëve të argjendarive në Shqipëri dhe j...
Liburn Aliu KOSOVË- Personi që ka grabitur makinën e ministrit të Kosovës, Liburn Aliu është ndaluar dhe është...
Spitali i Sarandes SARANDË- Një turist ka humbur jetën ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se një 33-vjeç...
Foto Ilustruese TIRANË- Një 27-vjeçar e përndoqi ish të dashurën e tij përmbi një vit, jo vetëm duke e k&eum...
Dy kullat TIRANË- Dy janë ‘rrokaqiejt’ që do të marrin jetë në Tiranë dhe që ende pa u mbaruar ndë...
Pamje nga vendi i ngjarjes TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në në afërsi të kryqëzimit të Rin...