Sport

“Shqipëri o nëna ime”/ Futbollisti afrikan çmend rrjetin, këndon shqip para lojtarëve të Kukësit (VD)

9 Gusht 2019, 11:09 Nga DOSJA
“Shqipëri o nëna ime”/ Futbollisti afrikan çmend

MAQEDONI- Kukësi zhgënjeu në Europa League e ndërsa humbjen e fundit e pësoi ndaj Debrecenit në Hungari me rezultatin 3-0 në Kukës u nda me barazimin 1-1.

Por klubi i Kukësit duket se e ka kaluar këtë fazë dhe po bën stërvitje pregatitore në Maqedoni për nisje e kampionatit.

Nga Maqedoni ku janë mbledhur të gjithë futbollistët klubi i Kukësit ka shpërndarë dhe një video ku shikohen stafi dhe futbollistët që argëtohen me muzikë shqip.

Është zakoni edhe në klubet e mëdha europiane, të ardhurit rishtas duhet të këndojnë një këngë para ekipit, si “inaugurim”. Një gjë të tillë e ka bërë edhe Oumar Toured Camara. 

Në videon që po bën xhiron e rrjeteve sociale në sy shqipja e qartë e mesfushorit  Oumar Toured Camara, i cili duke kënduar  ngre peshë edhe bashkëlojtarët, që këndojnë bashkë me të dhe e filmojnë me celular. Mesfushori  ka ardhur tek Kuksi në formën e huazimit nga Besëlidhja dhe këndon këngën  “Shqipëri o nëna ime” duke dhuruar atmosferë tek të gjithë të pranishmit.

Duket se Kukësi do e nis sezonin në super formë dhe i gatshëm të fitoj kampionatin.

(D.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport oumar toured camara skuadra e kukesit oumar toured camara skuadra e kukesit

Sondazh

Poll