Sport

‘Bild’ zbulon skandalin e futbollistit nga Gambia, ndryshoi identitet për të përfituar nga Gjermania

7 Gusht 2019, 19:40 Nga DOSJA
‘Bild’ zbulon skandalin e futbollistit nga Gambia, ndryshoi

GJERMANI– Media ndërkombëtare Bild ka zbuluar një skandal në lidhje me futbollistin e angazhuar me ekipin e Hamburgut në Gjermani. Sipas Bild, Bakeri Jata nuk quhet pikërisht kështu dhe se nuk është aq vjeç sa tregohet në dokuementat që ai përdor aktualisht pasi i ka false.

Media ndërkombëtare shkruan më tej se identiteti i vërtetë i Jata-s është Bakari Dafeh, dhe nuk ka lindur në 6 qershor 1998, por më 6 nëntor 1995.

Gazeta gjermane shkruan se sulmuesi ka ndryshuar emrin dhe datën e lindjes për përfituar nga shteti gjerman.

Gjithashtu shkruhet se sulmuesi nga Gambia, hyri në Gjermani në vitin 2015 dhe shteti gjerman kishte tolerime të shumta për refugjatët nën moshën 18-vjeç. Për këtë arsye sulmuesi ndërroi identiet dhe datëlindje.

Gjithsesi tashmë atij do t’i duhet të përballet me ligjin.

(F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bakeri jata bild dhe skandali i futbollistit bakeri jata bild dhe skandali i futbollistit

Sondazh

Poll