Sport

ZYRTARE/ Futbollisti shqiptar nis aventurën e re në Premier League

8 Gusht 2019, 12:37 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Futbollisti shqiptar nis aventurën e re në Premier League

BRITANI E MADHE- Futbollisti Albian Ajeti është prezantuar dhe zyrtarizuar kalimi i tij tek klubi londinez West Ham, i cili ka firmosur një kontratë 4-vjeçare.

Ish-futbollisti i Baselit që luan me kombëtaren zviceriane është vetëm 22 vjeç dhe dikur u ndoq nga Shqipëria për një afrim të mundshëm me kombëtaren.

Albian Ajetin do ta shikojmë të luajë në Premier League ku dhe ka mundësi të përmirësohet. Trasferimi i Ajetit kapi koston të thuajse 10 milionë euro duke përfshirë pjesën fikse dhe bonuset.

Për Ajetin kishte interesim edhe nga Aston Vila, por oferta e mbërritur nga West Ham kënaqi të dyja palët, si lojtarin ashtu edhe klubin zviceran.

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport albian ajeti basel premier league west ham albian ajeti basel premier league west ham

Sondazh

Poll