Sport

Gol kundër Realit, Kuqezinjtë tregojnë forcën në Kroaci

8 Gusht 2019, 19:56 Nga DOSJA
Gol kundër Realit, Kuqezinjtë tregojnë forcën në Kroaci

KROACI– Në ndeshjen me Realin e Madridit gjatë turneut “International Memorial Tournamen”, Shqipëria U-19 është mundur 2-1.

Në ndeshjet e turneut që po zhvilohen në Zagreb të Kroacisë kuq e zinjtë kanë goditur një herë të vetme në shenjë në minutën e 44, nga sulmuesi i Tiranës, Ernest Muçi.

Pavarësisht rezultateve të dobëta që Shqipëria ka marrë në këto ndeshje, ditën e sotme është paraqitur mjaft mirë pasi disa herë kishte tentativa për të goditur në portë.

Sërish ditën e nesërme, Shqipëria do të ndeshet në orën 18:15 me skuadrën e Zagrebit.

Ndërkohë ndeshja e tretë do të luhet të shtunën kundër “NK Olimpija Ljubljana.”

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kroaci real madriti shqiperia u-19 kroaci real madriti shqiperia u-19

Sondazh

Poll