Sport

As Roma vendos nën radarë meksikanin Lozano

24 Shkurt 2019, 14:28 Nga DOSJA
As Roma vendos nën radarë meksikanin Lozano

Meksikani Hirving Lozano po vazhdon të shkëpqejë me formën e tij të shkëlqyeshme në kampionatin hollandez me PSV Eindhoven.

Sulmuesi meksikan falë paraqitjeve të mira në kampionatin holandez dhe në Evropë është bërë objektiv i skuadrave të mëdha.

Liverpool, Arsenal, Barcelona, Bayern Munich, Borussia Dortmund e Napoli janë skuadrat e interesuara për të.

Por së fundmi garës për transferimin e meksikanit i është shtuar edhe skuadra tjetër italiane Roma.

Drejtori sportiv i Romës, Monchi e pëlqen shumë futbollistin dhe po synon ta sjellë në kryeqytetin italian.

Lozano po shikohet nga Roma si zëvendësuesi adekuat i turkut Cengiz Under që mund të largohet në drejtim të Bayernit.

Për ta sjellë meksikanin në Itali, ekipit të Seria A do i duhet të shpenzojë rreth 45 milionë euro.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport as roma eredivise hirving lozano seria a as roma eredivise hirving lozano seria a

Sondazh

Poll

Sport 24 Shkurt 2019, 13:51

Tregolëshi i Messi-t ka frikësuar Real Madrid

Lionel Messi mori rol kryesor me tregolëshin etij kundër Sevilla-s dje të shtunën, duke rigjetur kështu formën e tij më të mirë para 2 ‘El Clasico’-ve me Real M...