Sport

Sanchez largohet verën e ardhshme nga Manchester United

24 Shkurt 2019, 14:10 Nga DOSJA
Sanchez largohet verën e ardhshme nga Manchester United

Sulmuesi kilian nuk performoi mirë me ish-trajnerin e United, Jose Mourinho, por e njëjta gjë po ndodh edhe me Ole Gunnar Solskjaer.

Edhe pse trajneri norvegjez ia ka dhënë në disa ndeshje mundësinë, Sanchez nuk ka arritur të tregojë cilësitë që posedon.

Mediat angleze kanë raportuar se kiliani do të jetë lojtari i parë që do të largohet në afatin kalimtar të verës nga Manchester United.

Në Angli besojnë se mund ta shohin Sanchezin edhe njëherë me fanellë të Arsenalit, por një gjë e tillë është shumë e vështirë.

30-vjeçari e pëlqen një rikthim në kampionatin italian Serie A, por problemi kryesor mbetet paga e tij.

Inter dhe Napoli kanë shprehur interesim për të nënshkruar me sulmuesin shtatshkurtër, por asnjëra skuadër nuk i ofron pagë më të lartë se shtatë milionë euro në stinor.

Sanchez mund ta vazhdoj karrierën edhe në Kinë apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi skuadrat e këtyre dy vendeve i kanë premtuar pagë të njëjtë me atë që fiton në United.

Gjatë 20 ndeshjeve këtë sezon me Manchester United, ai ka arritur të shënojë vetëm 2 herë, shumë larg standarteve të 30 vjeçarit.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport alexis sanches arsenal manchester united premier league alexis sanches arsenal manchester united premier league

Sondazh

Poll

Sport 24 Shkurt 2019, 13:51

Tregolëshi i Messi-t ka frikësuar Real Madrid

Lionel Messi mori rol kryesor me tregolëshin etij kundër Sevilla-s dje të shtunën, duke rigjetur kështu formën e tij më të mirë para 2 ‘El Clasico’-ve me Real M...