Sport

Malcom ‘zhduket’ nga fushat pa lënë asnjë gjurmë

24 Shkurt 2019, 13:07 Nga DOSJA
Malcom ‘zhduket’ nga fushat pa lënë asnjë gjurmë

Të shënosh në ‘El Clasico’ është diçka që e rrit një lojtar dhe e lartëson statusin e tij.

Jo vetëm me lojtarët dhe trajnerin, por gjithashtu ndihmon shumë me tifozët që të duartrokasin.

Sidoqoftë, në rastin e Malcom duket se nuk ka qenë mjaftueshëm për të bindur Ernesto Valverde-n.

Braziliani shënoi në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit kundër Real Madridit 2 javë më parë dhe që atëherë nuk ka luajtur asnjë minutë me Barcelonën.

Që prej ‘Clasicos’, Barcelona ka luajtur 4 ndeshje porn ë asnjërën prej tyre trajneri nuk  ka përzgjedhur brazilianin, i cili është i dëshpëruar për minuta në fushë.

Sulmuesi mendoi se performance e tij do ishte e mjaftueshme që ta vendoste atë në planet e Valverde, po gjerat nuk kanë shkuar ashtu siç e mendoi braziliani.

Në fakt, ish lojtari I Bordeaux është i shqetsuar për aktivizim e pakët në vitin e parë në Camp Nou pasi që prej fillimit të sezonit ka luajtur vetëm 128 minuta në La Liga.

Konkurenca është shumë e madhe për Malcom, i cili duhet të presë për momentin e tij dhe ta marrë mundësinë për të treguar aftësitë ë tij në fushë.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ernesto valverde malcom real madrid barcelona ernesto valverde malcom real madrid barcelona

Sondazh

Poll