Sport

Barcelona bën gati ofertën prej 110 milionë eurosh për mesfushorin spanjoll

24 Shkurt 2019, 11:25 Nga DOSJA
Barcelona bën gati ofertën prej 110 milionë eurosh për

Barcelona është e interesuar për të nënshkruar më mesfushorin e Atletiko Madrid, Saul Nigez dhe janë të gatshëm të ofrojnë 110 milionë euro.

Këto informacione vijnë nga media spanjolle AS, të cilët pretendojnë se blaugranët duan të rindërtojnë mesfushën e tyre për të dërguar lojën e tyre në një nivel tjetër.

Me Rakitic, i cili është në prag largimi dhe Segi Busquest të cilit po i kalojnë vitet, klubi katalanas po vëzhgon në Europë për përforcime.

Ata tashmë e kanë nënshkruar talentin hollandez nga Ajax, Frenkie De Jong dhe verën e ardhshme do tentojnë spanjollin Saul.

Barcelona ka tentuar më parë që ta sjellë spanjollin në Camp Nou në vitin 2017 por ai u bind të qëndronte tek Atletiko duke nënshkruar kështu një kontratë të re me klauzolë 150 milion euro.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport atletiko madrid barcelona saul nigez atletiko madrid barcelona saul nigez

Sondazh

Poll