Sport

Rakitic: “Më vjen të qesh kur lexoj lajmet për largimin tim”

24 Shkurt 2019, 12:35 Nga DOSJA
Rakitic: “Më vjen të qesh kur lexoj lajmet për largimin

Ivan Rakitic ka folur në lidhje më thashethemet që e largojnë nga Barcelona pas fitores 4-2 kundër Sevilla-s.

Mesfushori është lidhur me një largim drejt Bayern Munich dhe Inter Milan javët e fundit por e bëri të qartë se ai nuk e ka në plan të largohet nga Camp Nou.

Kam edhe 3 vite në kontratë, dua të qëndroj këtu.

Jam shumë krenar që ka klube të mëdha që më kërkojnë, nëse është e vërtetë.

Unë e shoh veten time tek Barcelona, më bëjnë të qesh pak kur i lexoj këto lajmë kur pi kafen në mëngjes.

Rakitic shkëlqeu kundër ish ekipit të tij, Sevillas dhe gjithashtu dha një asist për golin e parë të Messi-t.

Ai e ka përsëritur disa herë këtë sezon se do të qëndrojë dhe të nënshkruajë një kontratë të re, por kjo nuk duket se po i ndalon spekulimet.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona ivan rakitic merkato barcelona ivan rakitic merkato

Sondazh

Poll