Bota

Ndalohet ish-stilistja e Sophia Loren, plagosi me thikë bashkëshortin, policia e arreston në mes të natës

Policia e mori nga shtëpia e saj Lorettën, në mes të natës, me pizhame.

17 Gusht 2022, 08:14 Nga A.B
Ndalohet ish-stilistja e Sophia Loren, plagosi me thikë bashkëshortin,
Sophia Loren

ITALI- Ish-stilistja e Sophia Loren ka përfunduar në burg. Në moshën 84-vjeçare, Loretta u arrestua me akuzën se ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj, në kulmin e një sherri mes tyre. Tgcom 24 raporton se Loretta e goditi të shoqin me thikën e kuzhinës, veprim ky që sipas saj u krye për vetëmbrojtje.

Policia e mori nga shtëpia e saj në mes të natës, me pizhame, nuk u la as për të marë protezat, pasi u dërgua menjëherë në komisariatin në Rebibbia.

Në trupin e gruas janë konstatuar mavijosje të shumta. Burri ka pësuar vetëm dëmtime sipërfaqësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Nisur nga kushtet e vështira në të cilat ndodhet Loretta, ka pasur një mobilizim të madh nga të burgosurit e Rebibbia-s, të cilët kanë ndërmarrë hapa për t'i siguruar asaj rroba të pastra dhe gjithçka që mund t'i duhet të moshuarës.

sophia loren

Sondazh

Poll