Bota

'Do blej Manchester United'/ Elon Musk bën lëmsh rrjetin për disa orë, përgënjeshtron lajmin

United është një nga klubet më të famshme të futbollit në botë. Ata janë kurorëzuar 20 herë kampionë të Anglisë dhe kanë fituar tre Kupa Evropiane

17 Gusht 2022, 07:26 Nga A.B
'Do blej Manchester United'/ Elon Musk bën lëmsh rrjetin
Elon Musk

SHBA- Njeriu më i pasur në botë dhe pronari i Space X dhe Tesla, Elon Musk, ka zbuluar se... “do ta blejë Manchester Unitedin”. Ai postoi në 'Twitter' se mbështet krahun e majtë të partisë republikanë dhe atë të demokratëve për të hedhur më pas bombën për blerjen e tij më të fundit. 

“Për të qenë i qartë, unë mbështes krahun e majtë të partisë republikane dhe krahun e djathtë të demokratëve”, shkroi ai në Twitter dhe vazhdoi duke shkruar... “bombën” se “dhe unë gjithashtu blej Manchester United”.

'Do blej Manchester United'/ Elon Musk bën lëmsh rrjetin

Musk ka një histori të bërjes së këtyre lloj postimeve në Twitter dhe komenti i tij duket të jetë një shaka. Nuk dihet nëse ai synon të vazhdojë me një marrëveshje. Vetëm ky postim i Elon Musk është bërë 'retweet' mbi 55,000 herë, është komentuar mbi 32,000 herë dhe pëlqyer mbi 300,000 herë.

Musk njihet për qëndrimet e tij "virtuale" jo tërësisht të qarta që shpesh herë kanë rezultuar edhe të pavërteta dhe pak orë më vonë theksoi po në "Twitter" se nuk ka ndërmend ta blejë klubin.

'Do blej Manchester United'/ Elon Musk bën lëmsh rrjetin

United është një nga klubet më të famshme të futbollit në botë. Ata janë kurorëzuar 20 herë kampionë të Anglisë dhe kanë fituar tre Kupa Evropiane. Skuadra kontrollohet nga familja amerikane Glazer, e cila e bleu klubin për 955.51 milionë dollarë, por tifozët kanë protestuar për pronësinë në vitet e fundit me skuadrën që nuk e ka respektuar historinë e saj.

elon musk

Sondazh

Poll