Bota

'Fushatë hakmarrje', kritikja e Trump humb zgjedhjet në Wyoming

Ajo është mposhtur nga një e sapoardhur politike dhe kandidate e mbështetur nga Trump, Harriet Hageman

17 Gusht 2022, 07:20 Nga A.B
'Fushatë hakmarrje', kritikja e Trump humb zgjedhjet në
Liz Cheney

SHBA- Votuesit në shtetin amerikan të Wyoming kanë rrëzuar kongresmenen Liz Cheney në zgjedhjet paraprake, një kritike e rrallë republikane e ish-presidentit Donald Trump.

Ajo është mposhtur nga një e sapoardhur politike dhe kandidate e mbështetur nga Trump, Harriet Hageman. Cheney ishte një nga dy anëtarët e vetme të partisë së saj që iu bashkua komitetit të Kongresit që hetonte përpjekjet e Trump për t'u kapur në pushtet.

Kongresmenja me tre mandate ishte dikur një yll republikan në rritje. Të 10 republikanët që votuan për të fajësuar Trump pasi mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën e Kapitolit të SHBA në janar të vitit të kaluar janë shënjestruar në një fushatë hakmarrjeje, shkruan BBC.

Deri më tani, katër kanë dalë në pension dhe tani katër janë mundur nga kandidatët e zgjedhur në votimet paraprake në shtetet e Uajomingut, Uashingtonit, Miçiganit dhe Karolinës së Jugut.

Vetëm dy kanë ruajtur me sukses vendet e tyre në biletën e republikanëve për rizgjedhje.

liz cheney shba

Sondazh

Poll